Gjumi dhe Shëndeti

Rezulatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja kupton rëndësinë e gjumit për shëndetin e njeriut;
  • Nxënësi/ja dallon pasojat që sjell pagjumësia;
  • Nxënësi/ja krijon një rutinë ditore të tij/saj.

Materialet e nevojshme:

  • Materiali i publikuar;
  • Lapsi.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar në platformë me emërtimin: Gjumi dhe Shëndeti.
Hapi

2

Nxënësit/ës i shpjegojmë se nga mungesa e gjumit apo gjumi i çrregullt, shfaqen sëmundje të tilla si: nervoziteti, depresioni, vështirësi për tu përqendruar, probleme me kujtesën, hipertensioni, obeziteti, dhimbje koke. Për të gjitha këto arsye shpesh duhet një orar i detyruar gjumi pasi në këtë mënyrë njerëzit  funksionojnë më mirë gjatë ditës. Rëndësia e rutinës ditore, sidomos gjumi me orar ka shumë efekte pozitive tek fëmija, sikurse ato në vijim: është më i përqendruar, bën më pak gabime,  ka një performancë më të lartë fizike apo mendore, është më i qetë në veprime apo mendime, në përgjithësi ka rezultate më të larta.
Hapi 3 Duke u bazuar në materialin e shkarkuar, që fëmijët ta kuptojnë më mirë rëndësinë e gjumit dhe ndikimin e gjumit në shëndet, krijojmë një tabelë me dy kolona dhe dy rreshta.  Në kolonën e parë shënojmë: Anët pozitive të gjumit, ndërsa në kolonën e dytë shënojmë: Pasojat e pagjumësisë.  Në rreshtin e dytë të  dyja kolonave, fillojmë të shkruajmë benefitet dhe pasojat përkatësisht.
Hapi

4

Në pjesën e fundit të materialit kemi labirintin. Në kuadër të këtij aktiviteti duhet të gjejmë rrugën për tek gjumi i mirë, dhe duhet të shmangim gjërat të cilat na shkaktojnë një gjumë të pa rehatshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content