Gjuha e shenjave-Perimet
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja mëson emërtimet e perimeve;
- Nxënësi/ja interpreton në gjuhën e shenjave perime të ndryshme.
Materialet e nevojshme:
- Video e publikuar në platformë.
- “Gjuha e shenjave kosovare 1” (libër dhe DVD)- botuar nga Shoqata Kosovare e të Shurdhërve.
Përshkrimi i aktivitetit:
Instruktori i gjuhës së shenjave Miradin Hasani nga fjalori i Gjuhës së Shenjave Kosovare, në videon ilustruese interpreton në gjuhën e shenjave emrat e perimeve të ndryshme sikurse: Domate, Spec, Trangull, Qepë, Lakër, Sallatë, Patate, Fasule dhe Oriz. Këto perime, interpretohen në gjuhën e shenjave, me lexim të buzëve dhe me titra në gjuhën shqipe. Udhëzojeni nxënësin/ën që të shikojë videon ku interpretohen ditët e javës dhe kërkoni nga nxënësi/ja që të përsërisë të njëjtat, në gjuhën e shenjave.
…………………………………………………………..
◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦
Leave a Reply