Gjejmë shkronjën që mungon
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja emërton kafshën në foto;
- Nxënësi/ja identifikon shkronjat e shkruara në katror;
- Nxënësi/ja gjen shkronjën që mungon dhe vendos brenda në katror;
- Nxënësi/ja lexon fjalën e plotë.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i publikuar në platformë ( I printuar ose i përshkruar);
- Lapsi.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkoni materialin e publikuar në platformë, me emërtimin: Gjejmë shkronjën. Sipas mundësisë, të njëjtin mund të printojmë apo përshkruajmë në një fletë të bardhë. |
Hapi 2 | Materialin e printuar apo përshkruar e vendosim në tavolinë të punës, përpara nxënësit/ës. |
Hapi 3 | Nga nxënësi/ja kërkojmë që të shoh ilustrimin e parë dhe të emërtoj atë. Në rastin e ilustrimit të para, nxënësi/ja duhet të identifikojë: Delen. Udhëzojmë nxënësin/ën që të plotësojë me shkronjat e duhura dhe që mungojnë emrin e deles poshtë figurës. |
Hapi
4 |
Nga nxënësi/ja kërkojmë që të shoh ilustrimin e dytë dhe të emërtoj atë. Në rastin e ilustrimit të para, nxënësi/ja duhet të identifikojë: Qenin. Udhëzojmë nxënësin/ën që të plotësojë me shkronjat e duhura dhe që mungojnë emrin e qenit poshtë figurës. |
Hapi
5 |
Nga nxënësi/ja kërkojmë që të shoh ilustrimin e katërt dhe të emërtoj atë. Në rastin e ilustrimit të katërt, nxënësi/ja duhet të identifikojë: Kalin. Udhëzojmë nxënësin/ën që të plotësojë me shkronjat e duhura dhe që mungojnë emrin e kalin poshtë figurës. |
Hapi
6 |
Vazhdojmë kështu me të gjithë ilustrimet në kuadër të materialit. |
Leave a Reply