Gjëegjëza
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja tregon gjëegjëza;
- Nxënësi/ja gjen përgjigjen e gjëegjëzës;
- Nxënësi/ja përshkruan domethënien e gjëegjëzës;
- Nxënësi/ja identifikon gjëegjëzat në mesin e thënieve;
- Nxënësi/ja dallon gjëegjëzën e thjeshtë nga gjëegjëza jo e thjeshtë;
- Nxënësi/ja kupton ndihmën që gjëegjëza ofron në përforcimin e të lexuarit;
- Nxënësi/ja teston njohuritë e fituara nga të mësuarit e gjëegjëzës.
Materialet e nevojshme:
- Audio e publikuar në platformë;
- Materiali i publikuar në platformë.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkoni materialin e publikuar në platformë me emërtimin: “Gjëegjëza”. |
Hapi 2 | Nxënësit/ës, bazuar në material, i shpjegoni se gjëegjëzat janë krijime të shkurtra që përbëjnë një thesar të veçantë popullor. Ato paraqesin përshkrim të tërthortë e të ngjeshur (zakonisht në vargje) të një sendi ose të një dukurie, që pastaj i jepet dikujt për ta gjetur se çfarë do të thotë. |
Hapi 3 | Bazuar në materialin e publikuar, udhëzojeni nxënësin/ën që të zbatojë aktivitetin e parë të emërtuar: Njëri tjetrit i tregojmë gjëegjëza. Udhëzimet specifike për këtë aktivitet mund t’i gjeni në materialin e publikuar. |
Hapi 4 | Duke u bazuar në udhëzimet në material, udhëzoni nxënësin/ën që të lexoj gjëegjëzat dhe nga lista e fjalëve në anën e djathtë të mundohet të gjejë përgjigjet. Këtë mund ta bëjë duke I konsultuar edhe fotot ilustruese në kolonën e fundit. |
Hapi 5 | Aktiviteti i tretë kërkon që nxënësi/ja të dëgjojë audio incizimin e publikuar në platformë, i cili përmban 10 gjëegjëza. |
Hapi 6 | Duke u bazuar në material, vazhdoni me zbatimin e të gjitha aktiviteteve të parapara. |
Leave a Reply