Gjatësia
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja identifikon njësitë e matjes së gjatësisë;
- Nxënësi/ja gjënë gjatësinë e objekteve të ndryshme;
- Nxënësi/ja matë gjatësitë e ndryshme duke përdor njësi jo standarde (pëllëmba e dorës, hapi, lapsi, shkopinjtë, etj.).
Materiali i nevojshëm:
- Metri;
- Shkopinjtë;
- Lapsi;
- Shkopinjtë.
Përshkrimi i njësisë/ aktivitetet:
Hapi 1 | Fillimisht pyesim nxënësin/ën se si do të maste ai/ajo gjatësitë e ndryshme sikurse: Gjatësia e dhomës, tryezës apo librit. |
Hapi 2 | Më pas i sqarojmë nxënësit/ës se ekzistojnë mënyra të ndryshme se si ne mund të matim gjatësitë, sikurse përmes hapave, pëllëmbës së dorës, shkopinjve apo metrit. |
Hapi 3 | Për të sqaruar se matjet përmes hapave, pëllëmbës së dorës, lapsit apo shkopinjve nuk janë standarde, i kërkojmë nxënësit që të matë me hapa gjatësinë e dhomës dhe të na e tregoj rezultatin. Të njëjtën e bëjmë edhe ne dhe në fund krahasojmë rezultatet. Potencojmë që rezultatet e të dy matjeve nuk janë të barabarta, për shkak se hapat janë një njësi matëse jo standarde. |
Hapi 4 | Për të përforcuar konceptin e matjeve jo standarde, marrim edhe një shembull tjetër, duke i kërkuar nxënësit që të matë me pëllëmbë të dorës gjatësinë e tryezës. Të njëjtën matje e bëjmë edhe ne dhe prapë në fund krahasojmë rezultatet. Potencojmë përsëri që rezultatet nuk ishin të barabarta sepse pëllëmba e dorës nuk është një njësi matëse standarde.
(Shembuj të tjerë mund të marrim, duke matur edhe gjatësinë e librit me shkopinjtë.) |
Hapi 5 | Më pas shpjegojmë që njësia matëse standarde për gjatësitë është metri, dhe shënohet me simbolin “m”. |
Hapi 6 | Për të ilustruar, provojmë të matim gjatësinë e librit, të tryezës apo të dhomës, dhe ilustrojmë se si rezultatet do të jenë të barabarta pa marrë parasysh se kush e bënë matjen. |
Leave a Reply