Fustan për kukullën (Grupmosha 5-6 vjeç)

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja dallon materialet sipas llojit (Pambuk, lëkurë, copë, tekstil);
  • Nxënësi/ja krijon veshje duke përdorur materiale;
  • Nxënësi/ja dallon veshjet (Bluzë, fustan, fund);
  • Nxënësi/ja identifikon mjetet e punës (Gërshërë, penjë, gjilpërë);
  • Nxënësi/ja përdor motoriken fine.

Materialet e nevojshme:

  • Kukulla;
  • Copa të ndryshme pambuku;
  • Gërshërë;
  • Metër;
  • Markera.

     

Përshkrimi i aktivitetit. 

Hapi 1 Fillimisht vendosim të gjitha mjetet e punës në tavolinë.
Hapi 2 Nga fëmija kërkojmë që në mesin e copëzave apo materialeve  të ndryshme të përzgjedhë copën e preferuar, prej të cilës do të krijojmë veshjen për kukullën. Për secilën copë, diskutojmë rreth karakteristikave të tyre, sikurse e hollë, e plotë, elastike etj.
Hapi 3 Pasi që fëmija të ketë zgjedhur materialin apo copën e preferuar, i shpjegojmë se me këtë copë ne do të qepim një fustan për kukullën.
Hapi 4 Bashkë me fëmijën dhe me ndihmën e markerit, vizatojmë në pjesën e brendshme të materialit formën e fustanit që duam të prejmë. Pasi të kemi vizatuar formën e prejmë përmes gërshërëve.
Hapi 5 Duke e angazhuar fëmijën në proces, e qepim fustanin përmes perit dhe gjilpërës.
Hapi 6 Pasi të kemi qepur disa fustane, i ndihmojmë fëmijës që të vësh kukulla të ndryshme me fustanet e prerë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content