Forma të ndryshme me plastelinë F-28

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja krijon forma të ndryshme nga plastelina;
  • Nxënësi/ja ushtron fino motoriken dhe muskujt e vegjël të gishtërinjve;
  • Nxënësi/ ja zhvillon imagjinatën.

Materiali i nevojshëm:

  • Plastelinë;
  • Vegla të vogla plastike për të formësuar plastelinën;
  • Fotografi të figurave që duam të formojmë.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Në tavolinë vendosim mjetet e punës.
Hapi

2

E afrojmë nxënësin/ën afër tavolinës së punë.
Hapi 3 Para nxënësit/ës prezantojmë fotografitë e figurave që duam të formojmë përmes plastelinës.
Hapi

4

Fillimisht kërkojmë nga nxënësi/ja që të marrë plastelinën në duar dhe të ndjejë karakteristikat e saj, sikurse butësia, elasticiteti etj.
Hapi 5 Më pas, prezantojmë para nxënësit/ës fotografinë e krimbit të formësuar me plastelinë dhe i shpjegojmë se bashkërisht do të mundohemi të formojmë të njëjtën figurë.
Hapi 6 Kërkojmë nga nxënësi/ja që të marrë copëza të vogla plasteline dhe të formojë topa të vegjël të rrumbullakët, për të krijuar pjesët e figurës së krimbit.
Hapi 7 Më pas kërkojmë nga nxënësi që të bashkojë topat e vegjël në vijë të drejtë për të formësuar krimbin. Në këtë proces japim ndihmën që e vlerësojmë se nxënësi/ja e ka të nevojshme.
Hapi 8 Pasi nxënësi/ja të zotërojë formësimin e krimbit, i prezantojmë figurën e diellit.
Hapi 9 Nxënësin e udhëzojmë të formojë me ngjyrë të verdhë një top të vogël të rrumbullakët. Gjithashtu i kërkojmë që të formojë shkopinjtë të hollë dhe të shkurtër të cilët duken si rrezet e diellit.
Hapi 10 Nga nxënësi/ja kërkojmë që të bashkojë topin e rrumbullakët të plastelinës me shkopinjtë në formë të rrezeve të diellit, të cilët duhet t’i vendos përreth tij.
Hapi 11 Në të njëjtën mënyrë vazhdojmë edhe me forma dhe figura të tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content