Forcat bërthamore -Fizikë Klasa IX

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja dallon forcat më të fuqishme të bashkëveprimit në natyrë;
  • Nxënësi/ja tregon vetitë themelore të forcave bërthamore në mes të nukleoneve;
  • Nxënësi/ja shpjegon me fjalë bashkëveprimin në mes të nukleoneve me ndihmën e grimcave që quhen mezone.

Materiali i nevojshëm:

  • Libri;
  • Materiale të ndryshme nga interneti.

Përshkrimi i njësisë mësimore:

Nukleonet në bërthamë të atomit janë në bashkëveprim shumë të fuqishëm. Ky bashkëveprim manifestohet në formë të forcave tërheqëse që njihet me emrin forca bërthamore. Këto forca  i mbajnë nukleonet në largësi të vogla nga njëri-tjetri, pavarësisht nga  intensiteti i forcave dëbuese elektrike që zotërojnë në mes protoneve. Në bazë të hulumtimeve është arritur përfundimi se intensiteti i forcave bërthamore është gati i barabartë në bashkëveprimin neutron-neutron(n-n) si dhe proton-neutron(p-n) por pak më i vogël në bashkëveprimin proton-proton (p-p) nga ekzistimi i forcave dëbuese elektrostatike në mes të tyre. Grafikisht tani paraqesim ekzistimin e dy forcave (p-n) dhe një force (n-n) në bërthamën e triciumit  1H3 dhe ekzistimi i dy forcave (p-n),një force (p-p) dhe forcave dëbuese elektrosratike F4 – F4 në mes të  dy protoneve në bërthamën eizotopit të heliumit  2H3.

Forcat bërthamore tregojnë disa veti të cilat mund të përmblidhen si vijon:

  • Forcat bërthamore janë tërheqëse dhe veprim shkurtra. Ky është bashkëveprimi më i fuqishëm  që ekziston në natyrë.
  • Bashkëveprimi në mes te nukleoneve nuk varet nga ngarkesa elektrike e tyre .
  • Këto forca veprojnë në mes te çdo dy nukleoneve. Kjo veti quhet pavarësi elektrike e forcave bërthamore, që do të thotë se bashkëveprimet proton-proton, neutron-neutron dhe proton-neutron janë gati të intenzitetit të njëjtë.
  • Veprimi I forcave bërthamore nuk kryhet vetëm përgjatë vijës qe i bashkon qendrat e nukleoneve vepruese por edhe në çfarëdo drejtimi tjetër.
  • Forcat bërthamore kanë veti të ngopjes që do të thotë se çdo nukleon bashkëvepron vetëm me numër të kufizuar të nukleoneve të afërt në bërthamë.

Forcat bërthamore kanë karakter këmbyes dhe rolin e këmbyesve  e luajnë pimezonet. Kështu mezoni  pi që gjendet rreth protonit duke kaluar në mbështjellshin e neutronit e shndërron atë në proton. Ky largim e shndërron protonin në neutron, kurse neutronin në proton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content