Foljet në kohën e pakryer
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja dallon foljet në fjali, duke u nisur nga koncepti dje, sot, nesër;
- Nxënësi/ja zgjedhon foljet në kohën e pakryer;
- Nxënësi/ja përshtat foljen në kohën e pakryer.
Materialet e nevojshme:
- Letra;
- Lapsi;
- Goma;
- Ngjyrat;
- Ilustrime të foljeve të ndryshme.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkojmë materialin që gjendet në linkun me emërtimin: Foljet në kohën e pa kryer. |
Hapi
2 |
Duke konsultuar faqen e parë të materialit, sqarojmë se: folja është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës e cila tregon një veprim. Këtu mund të marrim disa shembuj, sikurse: këndoj, punoj, vizatoj etj. |
Hapi 3 | Më pas nxënësit/ës u tregohet që folja ndahet në disa kohë, duke u fokusuar në foljet në kohën e pakryer. Për të sqaruar këtë pjesë, konsultojmë faqen e dytë të materialit të publikuar ku sqarohet se cfarë janë foljet në kohën e tashme, ato në kohën e ardhme dhe ato në kohën e shkuar. |
Hapi
4 |
Në faqen e tretë të materialit të publikuar, kërkojmë nga nxënësi/ja që të identifikojë foljet në fjali. Për të ushtruar dhe përforcuar njohuritë, ju mund të shtoni edhe fjali të tjera. |
Hapi
5 |
Po ashtu duke konsultuar pjesën e fundit të faqes së tretë të materialit, i shpjegojmë nxënësit/ës se si zgjedhohet folja “këndoj” deri sa të sigurohemi që nxënësi/ja e ka përvetësuar atë. |
Hapi
6 |
Duke përdorur faqen e katërt të materialit, kërkojmë nga nxënësi/ja që të vendos foljet e duhura në fjalitë e pa plotësuara. |
Hapi 7 | Duke përdorur edhe më tutje faqen e katërt të materialit, kërkojmë nga nxënësi/ja që të zgjedhojë me ndihmën tonë vendet boshe në tabelë. |
Hapi
8 |
Duke u bazuar në material, nga nxënësi/ja kërkojmë që si detyrë shtëpie, të shkruaj një fjali me foljet “lexoj” dhe “këndoj”. |
Leave a Reply