Fjalia e thjeshtë dhe e përbërë
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja ushtron fjalinë e thjeshtë dhe të përbërë;
- Nxënësi/ja shndërron imazhet dhe figurat në fjali;
- Nxënësi/ja ndërton fjali të përbëra nga fjalitë e thjeshta;
- Nxënësi/ja ushtron përdorimin e lidhëzave bashkërenditëse dhe nënrenditëse.
Materialet e nevojshme:
- Fotografia elektronike apo e printuar;
- Fletore, laps;
- Makinë shkrimi në Braille për nxënësit e verbër.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Për realizimin e këtij aktiviteti, fëmijët e verbër kanë nevojë për ndihmën e prindërve, ndërsa fëmijët me dëmtime në të parë mund ta realizojnë të pavarur.
Fillimisht vendosni fotografinë elektronike apo të printuar para nxënësit/ës. |
Hapi 2 | Tregoni çfarë përmban fotografia dhe sqaroni detajet në fotografi. |
Hapi 3 | Bazuar në atë që ka në ilustrim, kërkoni nga nxënësi/ja të shkruaj tetë fjali të thjeshta.
Psh: Është ditë me diell. Në qiell ka vetëm dy re. Është ditë me diell dhe në qiell ka vetëm dy re. Ose: Edhe pse është një ditë me diell, në qiell ka dy re. Njësia mësimore mund të shërbejë edhe në diskutimin për ekosistemin, biodiversitetin, ambientin e pastër dhe ndryshimet klimatike. |
QBMK “Xheladin Deda”-Pejë
Leave a Reply