Familja ime

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja kupton se çfarë është familja;
  • Nxënësi/ja shpjegon se kush e përben familjen e ngushtë;
  • Nxënësi/ja dallon se kush e përbën familjen e gjerë.

Materiali i nevojshëm:

  • Libri;
  • Fotografi të ndryshme;
  • Fleta e bardhë;
  • Lapsi.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht përmes librit dhe fotografive, nxënësit/ës i sqarojmë se çfarë është familja.
Hapi

2

Më pas nxënësit/ës i sqarojmë se familja e ngushtë përmbahet nga prindërit dhe vëllezërit e motrat.
Hapi 3 Nxënësit i kërkojmë që të vizatojë një rreth, në mes të së cilit shkruan “Familja e ngushtë” dhe përreth tij shkruan emrat e prindërve dhe të vëllezërve/ motrave.
Hapi

4

Më pas, nxënësit/ës i sqarojmë se familja e gjerë përbëhet edhe nga gjyshërit dhe gjyshet, xhaxhallarët, dajat, tezet, hallat dhe kushërinjtë.
Hapi 5 Nxënësit/ës i kërkojmë që të vizatojë një rreth, në mes të së cilit shkruan “Familja e gjerë” ndërsa përreth tij shkruan emrat e anëtarëve të familjes së gjerë.
Hapi 6 Pasi që fëmija të ketë shkruar edhe për familjen e gjerë, diskutojmë rreth rëndësisë së të pasurit raporte të ngrohta familjare me të gjithë anëtarët e familjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content