Emri
Rezultat e të nxënit:
- Nxënësi/ja lexon emra të ndryshëm;
- Nxënësi/ja dallon llojet e emrit;
- Nxënësi/ja dallon gjininë e emrit;
- Nxënësja dallon numrin e emrit.
Materiali i nevojshëm:
- Materiali i publikuar në link me emërtimin: “Tema mësimore: Emri”;
- Laps;
- Letër;
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar në link me emërtimin: Tema mësimore Emri. Të njëjtën mund ta printojmë apo ta ri-shkruajmë në një fletë të bardhë. |
Hapi 2 | Para nxënësit vendosim fletën me përmbajtjen e materialit dhe një laps. |
Hapi
3 |
Nga nxënësi kërkojmë që të lexojë emrat në kolonën e parë me emërtimin “Emri”. |
Hapi 4 | Më pas, kërkojmë nga nxënësi që për secilin emër në kolonën e parë të shënojë me “X” kur emërtimet në kolonat e tjera aplikohen për të. P.sh.
· Emri në kolonën e parë është “Nënë”. Shënojmë me X, në kolonën “Njerëz”, “Njëjës”, “I përgjithshëm”, Femërore. · Emri në kolonën e tetë është “Macja”. Shënojmë me X në kolonën “Kafshë”, “Njëjës”, “I përgjithshëm” , “Femërore”, e kështu me radhë. |
Hapi
5 |
Në këtë mënyrë nxënësi ushtron të dallojë kategoritë gramatikore të emrit. Gjatë procesit, ofrojmë ndihmë të herëpashershme sipas nevojës. |
Leave a Reply