Dukuritë radioactive- Fizikë IX

Rezultatet e te nxënit:

  • Nxënësi/ja dallon rrezet alfa, beta dhe gama;
  • Nxënësi/ja tregon çështje radioaktiviteti;
  • Nxënësi/ja shpjegon llojet e rrezeve që emetohen spontanisht nga elementi radioaktiv dhe vetitë themelore të tyre.

 

Fjalët kyçe: radioaktivitet, element radioaktiv, zbërthim radioaktiv rrezatim.

 

Materialet e nevojshme:

  • Libri;
  • Materiale të ndryshme nga internet.

 

Përshkrimi i njësisë mësimore:

 

Aftësia që kanë disa elementë për të lëshuar rrezatime që kanë veti fizike të caktuara

quhet dukuria e radioaktivitetit. Ne vitin 1896, shkencëtari francez Bekerel, krejt rastësisht, vërejti se kripa e uranit vepron ne pllakën fotografike. Kripa e uranit ishte e mbështjellë me një letër të zeze dhe ishte lëne afër letrës fotografike. Letra e zezë nuk e lejonte ardhjen e dritës e cila kishte për te nxirë letrën fotografike. Mirëpo letra fotografike megjithatë ishte nxirë, në të shiheshin disa pika të zeza. Nga kjo Bekereli arriti në përfundim se urani spontanisht emetonte një rrezmit të padukshëm, i cili depërtonte nëpër letrën e zezë dhe vepronte në pllakën fotografike. Ketë zbulim e studioi studentja nga Polonia Maria Skladovksa dhe profesori Pier Kyri, ata zbuluan edhe dy elemente te reja, poloniumin (1898 ) dhe radiumin.

Radiumi rrezaton me intensitet shumë të madh dhe sipas tij dukuria u quajt Radioaktivitet.

Hulumtimet e mëtejme treguan se elementet radioaktive mund të rrezatojnë tri lloj rrezesh :rrezet alfa, beta dhe rrezet gama.

  • Rrezet alfa paraqesin bërthama te heliumit me dy protone dhe dy neutrone.
  • Rrezet beta janë elektrone me shpejtësi shumë të madhe, te afërt me shpejtësinë e  dritës.
  • Rrezet gama nuk përkulën në fushën elektrike apo magnetike dhe paraqesin valë elektromagnetike me gjatësi valore shumë të vogël dhe aftësi të madhe depërtuese nëpër materiale.

Hulumtimet e E. Raterfordit dhe E. Sodit se për të gjitha elementet radioaktive vlen i njëjti ligji i zbërthimit që thotë: numri mesatar i bërthamave të ndonjë elementi radioaktiv që zbërthehet në intervalin e shkurtër të kohës t është në përpjesë me numrin e përgjithshëm N të atomeve të atij elementi që në atë kohë janë të pa zbërthyera: ΔN=λΔt ku λ – është konstante e zbërthimit radioaktiv, kurse shenja minus tregon se gjatë procesit të zbërthimit radioaktiv zvogëlohet numri i atomeve të pa zbërthyera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content