Drita- Drita natyrore dhe drita artificiale

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja mëson për dritën;
  • Nxënësi/ja kupton burimin e dritës;
  • Nxënësi/ja njeh format bazike të dritës natyrore dhe artificiale;
  • Nxënësi/ja dallon dritën natyrore dhe dritën artificiale.

Materiali i nevojshëm:

Materiali i publikuar në platformë Drita – Drita natyrore dhe artificiale.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht nxënësit/ës  i shpjegohet se çka është drita, i tregojmë se drita na mundëson të shohim, ajo vjen nga dielli dhe nga yjet tjerë në gjithësi,
Hapi 2 Pastaj i shpjegojmë nxënësit/ës edhe për dritën artificiale, që e ka krijuar njeriu siç janë: qirinjtë, llapma, dritat e dorës, etj.
Hapi 3 I kërkojmë nxënësit të bëjë dallimin e dritës natyrore nga drita artificiale.
Hapi 4 Në ushtrimet e publikuara në platformë, i kërkojmë nxënësit që të emërtojë dhe të shkruaj emrat e objekteve të ilustruara në foto.
Hapi 5 Në ushtrimin e dytë të publikuara në platformë, kërkoni nga nxënësi/ja që të vendos shenjën + tek fotografitë që lirojnë dritë natyrore dhe shenjën – për objektet që lirojnë dritë në mënyrë artificiale.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content