Diamanti: Klasa VIII

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja dallon diamantin nga grafiti.

 

Materialet e nevojshme:

  • Libri;
  • Makina e Braill-it;
  • Interneti;
  • Fotografi ilustruese.

Përshkrimi i njësisë:

Diamanti gjendet shumë rrallë në natyrë. Vendi më i pasur me diamant është Afrika Jugore. Diamanti është substanca më e fortë që njihet deri më sot, kristalore, pa ngjyrë, i tejdukshëm që ka aftësi ta thyej dritën. Nëse përmban elemente të tjera mund të ketë ngjyrë të kuqe, të verdhë, të kaltër dhe të gjelbër.

Ka diamant me ngjyrë të zezë që përdoret për turjela që shërbejnë për të shpuar   shkëmbinjve të fortë, prerjen e qelqit. Diamanti është me strukturë tetraedrike. Çdo atom i karbonit të diamantit është i lidhur me lidhje kovalente me 4 atome të tjera të karbonit në formë të tetraedrit dhe formon një strukturë gjigante. Pika e shkrirjes së diamantit është 3500⁰, ndërsa e vlimit 4500⁰. Ka diametër 5.51 g/cm³. Nuk është përçues i nxehtësisë dhe elektricitetit. Vlera e diamantit caktohet me njësinë matëse që quhet karat e cila përdoret vetëm për gurët e çmueshëm.

QBMK “Xheladin Deda”-Pejë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content