Days of the week -Yesterday, today and tomorrow

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja tregon ditën në të cilën jemi në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Nxënësi/ja tregon ditën para ditës paraprake në të dyja gjuhët;
  • Nxënësi/ja tregon ditën që vjen pas ditës së sotme në të dyja gjuhët .

Materialet e nevojshme:

  • Ditët e javës (të shkruara me marker apo të plastifikuara);
  • Laps, Marker;
  • Punimi i printuar;
  • Linku me ditët e javës.

Përshkrimi i njësisë mësimore:

Hapi

 1

Në fillim pyesim nxënësin/ën: Cila ditë është sot? What day is it today?

Pra, së pari e pyesim në gjuhën shqipe e më pas në gjuhë angleze. Kështu veprojmë në të gjithë hapat. Të mos i harrojmë fjalët inkurajuese gjatë gjithë kohës sa punojmë me nxënësin/ën.

Hapi 2 Kërkojmë nga nxënësi/ja të gjej në fletë punimi dhe ta shqiptoj, e më pas ta shkruaj.Kështu vazhdojmë edhe me ditët  tjera, gjithmonë duke u bazuar në ditën në të cilën jemi.
Hapi 3 Pyesim nxënësin/ën :Cila ditë ka qenë dje?; What day was it yesterday?
Hapi 4 Kërkojmë nga nxënësi/ja të gjej në fletë punimi, ta shqiptoj dhe ta shkruaj. Kështu vazhdojmë edhe me ditët  tjera.
Hapi

 5

Parashtrojmë pyetjen: Cila ditë është nesër?; What day is it tomorrow?
 Hapi 6 Kërkojmë nga nxënësi/ja të gjej në fletë punimi dhe ta shqiptoj e më pas ta shkruaj.
Hapi

7

Në fund dëgjojmë videon nga linku duke motivuar  nxënësin/ën me fjalë inkurajuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content