Dallimet dialektore Klasat 6-9

Rezultatet e të nxënit:

 

  • Nxënësi/ja njeh dallimet kryesore mes gegërishtes dhe toskërishtes;
  • Nxënësi/ja kthen tekstet nga dialekti në gjuhën standard.

Materiali i nevojshëm:

 

  • Teksti i publikuar në platformë.

Përshkrimi i njësisë:

 

Gjuha shqipe ka dy dialekte: gegërishtja që flitet në veri të trojeve shqiptare dhe toskërishtja që flitet në jug. Dallimet kryesore mes këtyre dialekteve janë këto:

  • Zanoret hundorenë gegërishte, toskërishtja i ka me ë (zâ – zë; bâj – bëj; i ambël – i ëmbël; nanë – nënë);
  • Diftongu ueose në gegërishte kurse toskërishtja e ka ua: due, du – dua; ftue – ftua, grue, gru – grua; mue, mu – mua);
  • Togu vo- i gegërishtesdhe va- në toskërishte; voj – vaj, votër- vatër, i vorfën – i varfër; 
  • Rotacizmi: në gegërishte shkronja “n” mes zanoreve në toskërisht është “r” (zuna – zura, syni– syri, ranë – rërë);
  • Mbaresat e pjesoreve:gegërishtja nuk i ka toskërishtja i ka (hap-hapur, la- larë, shkru -shkruar);
  • Paskajore:në gegërishte (me punue) në toskërishte (për të punuar);

 

Në tekstin në foto nga drama “Trimi i mirë me shokë shumë”, që i kushtohet kryetrimit Skënderbeu, gjeni disa nga këto forma të gegërishtes dhe provoni t’i ktheni në formë të gjuhës standarde.

QBMK “Xheladin Deda”-Pejë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content