Cikli i Oksigjenit
ezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja dallon oksigjenin si përbërës të ajrit dhe përshkruan vetitë e tij;
- Nxënësi/ja vlerëson oksigjenin si element thelbësorë për zhvillimin e jetës;
- Nxënësi/ja analizon ciklin e oksigjenit në natyrë;
- Nxënësi/ja numëron disa nga komponimet më të rëndësishme të oksigjenit;
- Nxënësja/a përshkruan zhvillimin e procesit të fotosintezës ku lirohet oksigjeni.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i publikuar në platformë.
Përshkrimi i njësisë:
Simboli kimik i oksigjenit është O. Oksigjeni është përbërësi kryesor i ajrit. Ai është element thelbësor për zhvillimin e jetës dhe përbërës i shumë komponimeve. Gjendet në ajër, në gjendje molekulare si O2. Këtu atomet janë të lidhura me lidhje kovalente dyfishe. Cikli i oksigjenit është cikli që ndihmon lëvizjen e oksigjenit nëpër tre rajone kryesore të Tokës, Atmosfera, Biosfera, dhe Litosfera. Atmosfera është sigurisht rajoni i gazeve që shtrihet mbi sipërfaqen e Tokës dhe kjo është një nga rezervuarët më të mëdhenj të oksigjenit të lirë në tokë. Biosfera është shuma e të gjitha ekosistemeve të Tokës, gjithashtu ka oksigjen të lirë të prodhuar nga fotosinteza dhe proceset e tjera të jetës. Rezervuari më i madh i oksigjenit është litosfera. Shumica e oksigjenit nuk është në lëvizjen e tij të lirë, por pjesë e komponimeve kimike të tilla si silikatet dhe oksidet.
Vlerësim:
Pyetje: Oksigjeni është thelbësor për jetën, por çfarë furnizon oksigjenin e konsumuar nga qeniet e gjalla?
Përgjigje :Oksigjeni krijohet nga fotosinteza, konsumohet nga qeniet e gjalla dhe emetimi i tij ndodh për shkak të djegies së karbonit atmosferik (CO2).
Pyetje: Ku “qëndron” shumica e oksigjenit në sistemin e Tokës?
Përgjigje: – Shumica e oksigjenit të Tokës gjendet në oksidet minerale të kores; – Një pjesë e vogël gjendet në atmosferë dhe një fraksion edhe më i vogël gjendet në biosferë; -Megjithatë biosfera është vendimtare për të kuptuar vëllimin e oksigjenit atmosferik, pasi kontrollon shkëmbimet afatshkurtra midis sedimenteve dhe atmosferës.
◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦
Leave a Reply