Bimët dhe pjesët e bimës

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja mëson se çfarë janë bimët;
  • Nxënësi/ja kupton rëndësinë e bimëve;
  • Nxënësi/ja përshkruan se cilat janë pjesët e bimës.

Materialet e nevojshme:

  • Materiali i publikuar në platformë me emërtimin “Bimët dhe pjesët e bimës”.

 

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht shkarkojmë materialin e platformë me emërtimin “Bimët dhe pjesët e bimës”.
Hapi 2 Bazuar në material, nxënësit/ës i shpjegojmë se bima është qenie e gjallë. Për   rritjen dhe zhvillimin e saj  nevojitet uji, ajri, dielli dhe  materiet minerale.
Hapi 3 Nxënësit/ës tregojmë  se si bëhet mbjellja e një bime. Në  fillim hedhim farën në tokë  dhe e ujisim, pas disa dite del kërcelli pastaj fillon të rritet,  dalin gjethet, më  vonë çel lulja dhe del fruti.
Hapi 4 Duke i treguar fotografinë ilustruese përkatëse në material, nxënësit/ës i tregojmë  se pjesët e bimës janë:

·       Rrënja

·       Kërcelli

·       Gjethja

·       Lulja

·       Fruti

·       Fara

Hapi 5 Për tu siguruar që nxënësi/ja ka arritur të kuptojë pjesët e bimës, e udhëzojmë që ne lulen e ilustruar në material, të identifikojë pjesët kryesore dhe të shkruaj emërtimin e tyre në hapësirat e parapara.
Hapi 6 Në kuadër të aktivitetit të parë, udhëzojeni nxënësin/ën që të shkruajë emrat e faktorëve që ndikojnë në zhvillimin e bijës.
Hapi 7 Në kuadër të aktivitet të dytë, bashkë me nxënësin/ën ilustroni se bëhet mbjellja e farës së fasules në mënyrë që nxënësi/ja ta sheh atë në praktikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content