Bimët dhe kafshët që na rrethojnë
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja kupton se çfarë janë kafshët dhe bimët;
- Nxënësi/ja shpjegon se cilat kafshë na rrethojnë dhe cilët bimë kultivohen në vendin tonë;
- Nxënësi/ja dallon se cilat janë kafshët shtëpiake dhe cilat kafshët e egra;
- Nxënësi/ja dallon se cilat janë perimet dhe cilat janë pemët.
Materiali i nevojshëm:
- Libri;
- Fotografi të ndryshme
- Fleta e bardhë
- Lapsi
- Ngjyra druri
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht bashkëbisedojmë me nxënësin në lidhje me kafshët shtëpiake që ai/ajo njeh. Së bashku më nxënësin/ën fillojmë t’i listojmë ato si në vijim; Qeni, Macja, Lopa, Delja etj. |
Hapi
2 |
Më pas, nxënësit/ës i tregojmë fotografi të ndryshme të kafshëve shtëpiake dhe i komentojmë veçoritë e tyre bashkërisht. |
Hapi 3 | Më pas, bashkë me nxënësin identifikojmë kafshët e egra sikurse: dhelpra, ariu, lepuri, ujku, dreri e të tjera. nxënësit/ës i tregojmë fotografi të ndryshme të këtyre kafshëve dhe i komentojmë veçoritë e tyre bashkërisht. |
Hapi
4 |
Pastaj vazhdojmë të bisedojmë rreth pemëve dhe perimeve. Rrjedhimisht, pyesim nxënësin/ën se: “Cilat janë pemët apo perimet e preferuara të tij/saj ?” dhe nga përgjigjet fillojmë të listojmë disa pemë dhe perime. |
Hapi 5 | Më pas mund të pyesim nxënësin/ën se cilat pemë dhe perime të tjera i njeh, përveç atyre që i pëlqejnë. |
Hapi 6 | Më pas i shpjegojmë nxënësin se si ti dallojmë pemët nga perimet. Shpjegojmë këtu që pemët zakonisht përmbajnë fara. Për të kuptuar nëse nxënësi ka arritur të kuptojë dallimin, fillojmë duke përmendur disa pemë dhe perime dhe kërkojmë nga nxënësi/ja që të na tregojë nëse ajo që po përmendim është pemë apo perime. P.sh. themi molla, dhe pyesim nëse nxënësin/ën nëse është pemë apo perime. Në këtë mënyrë mund të kuptojmë nëse nxënësi/ja e ka të qartë dallimin. |
Hapi 7 | Më pas e pyesim nxënësin se përse duhet të konsumojmë pemë dhe perime dhe cila është rëndësia e tyre për organizmin?. Pasi të marrim përgjigjet e nxënësit/ës, shpjegojmë se pemët dhe perimet janë burime kryesore të pasura me vitamina e minerale, Prandaj ne duhet të konsumojmë vazhdimisht pemë dhe perime sepse ato na mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme. |
Leave a Reply