ANIMALS

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja arrin t‘i mësoj  emrat e kafshëve  përmendësh dhe t`i interpretoj ato në gjuhë të shenjave;
  • Nxënësi/ja arrin t’i përkthej emrat që i shohin në foto në libër dhe youtube;
  • Nxënësi/ja mëson dhe i interpreton në gjuhën e shenjave shumicën e emrave të kafshëve  që i njohin dhe i kanë disa në shtëpi ose i kanë parë në kopshtet zoologjike.

Materialet e nevojshme:

  • Libri ACCESS – students – book 3;
  • Youtube ANIMALS;
  • Ilustrime;
  • Foto;
  • Video.

Përshkrimi i njësisë:

Hapi 1 Nxënësit/ ës i shpjegojmë se në kuadër të kësaj njësie do të flasim për kafshët dhe do të mësojmë emërtimin e tyre në anglisht, përmes gjuhës së shenjave.
Hapi 2 Fillimisht diskutojmë rreth kafshëve të shtëpiake sikurse qeni, macja, lepuri etj.
Hapi 3 Pastaj diskutojmë edhe për kafshët e egra sikurse ariu, luani, tigri, ujku etj.
Hapi 4 Bisedojmë me nxënësin/ën edhe në lidhje me shpezët sikurse zogu, pëllumbi, bylbyli etj.
Hapi 5 Nxënësin/ën e udhëzojmë që të shikojë me vëmendje videon ilustruese dhe videot ku interpretohen në gjuhën e shenjave emrat e kafshëve në  gjuhën angleze.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content