Alfabeti i gjuhës shqipe

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja emërton fotografinë;
  • Nxënësi/ja dallon shkronjën e parë të secilës fjalë bazuar në foto;
  • Nxënësi/ja kupton se fjala fillon me shkronjën përkatëse;
  • Nxënësi/ja komenton fotografinë në bazë të pyetjeve që kërkohet nga ai/ajo.

Materialet e nevojshme:

  • Materiali i publikuar në platformë;
  • Shkronja druri apo shkronja magnetike (në mungesë të tyre shkronja të shkruara në copëza të vogla letre, apo kapak plastike; shkruani shkronjën përmbi kapak).

Pershkrimi:

Hapi 1 Fillimisht vendosim materialin përpara nxënësit/ës, dhe fillojmë të diskutojmë për secilën fotografi në material.
Hapi 2 Më pas kërkojmë nga nxënësi që të emërtojë figurën në fotografi, p.sh. Ariun, Breshka, Cirku, Çekani, e kështu me radhë.
Hapi 3 Pasi nxënësi të emërtojë figurën në fotografi, kërkojmë nga nxënësi/ja të identifikojë shkronjën e parë të secilës figurë në secilën fotografi.
Hapi 4 Më pas kërkojmë nga nxënësi/ja që të vendos tek kutia e zbrazët shkronjën përkatëse, p.sh. shkronjën A në tekstin poshtë figurës, në mënyrë që të formojë fjalën ARIU.
Hapi 5 Pasi nxënësi/ja e gjënë dhe vendos tek vendi përkatës , nxitet në komunikim me pyetje sipas fotografisë: Çfarë, cila, ku, kur , si? Për shembull tek fotografia Ariu! Çfarë është ariu? Është kafshë.
Hapi 6 Procedura e njëjte vazhdon për të gjitha shkronjat, dhe nxënësi nxitet në komunikim vazhdimisht duke e motivuar.

Kujdes! Mos vendosni të gjitha punimet përnjëherë, por shkoni hap pas hapi me shkronjat sipas renditjes në alfabet. Pasi ta kupton, vazhdoni procedurën me shkronjën që pason dhe kështu deri në fund të punimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content