Zbritja e numrave

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja kupton zbritësin e numrit, të zbritshmin dhe ndryshimin e numrit;
  • Nxënësi/ja kupton se si zbritet numri.

 

Materialet e nevojshme:

  • Lapsi;
  • Ngjyra;
  • Kuti kartoni;
  • Kokrra fasuleje ose rruaza.

 

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Sikur në shembullin në videon ilustruese, shënojmë së parë të zbritshmin dhe zbritësin, në një vend të dukshëm për nxënësin/ën.
Hapi 2 Pastaj në një kuti kartoni ( të këpucëve) vendosim kokrra të fasules.
Hapi 3 Nxënësi/ja udhëzohet që kokrrat e zbritura të fasules ti hedh në vrimën e hapur në kuti, kurse ato të mbeturat nga zbritësi ti vendos në pjesën e sipërme të kutisë.
Hapi 4 Në fund nxënësin/ën e udhëzojmë të numëroj kokrrat e mbetura dhe të shënoj ndryshimin
Hapi 5 Ne këtë aktivitet e kemi zhvilluar me dy shembuj të numrave por ju mund të vazhdoni edhe me numra të tjerë. Të njëjtën metodë apo aktivitet mund ta bëni edhe më mbledhjen e numrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content