Nxehtësia dhe temperatura Klasa: 8
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja dallon nxehtësinë nga temperatura;
- Nxënësi/ja tregon se nxehtësia është energji;
- Nxënësi/ja shpjegon lidhjen e temperaturës me energjinë kinetike të grimcave.
Përshkrimi i njësisë mësimore:
Shpjegimi i temperaturës
Shembull: Marrim dy ene te madhësive të njëjta. Në njërën nga këto enë vendosim 200 ml ujë të nxehtë dhe i përziejmë me 200 ml ujë të ftohtë. Me përzierjen e tyre fitojmë një sasi prej 400 ml ujë të vakët. Nxehtësia nga uji i nxehtë kalon në ujin e ftohtë dhe kështu fitojmë një sasi të dyfishtë të ujit te vakët. Për ujin e nxehtë themi se kishte temperaturë të lartë kurse për ujin e ftohtë themi se kishte temperaturë të ulët. Trupi i nxehtë tani pjesërisht ftohet kurse trupi i ftohtë i cili pjesërisht pranon nxehtësi, pjesërisht nxehet. Ky eksperiment na tregon se shqisat e të prekurit nganjëherë nuk mund të definojnë saktë ndjeshmërinë e temperaturës. Prandaj kemi instrumentin matës të temperaturës.
Instrumenti matës i temperaturës
- Termometri – është instrument për matjen e temperaturës.
Shembull: Termometri është i konstruktuar prej një gypi të ngushtë prej qelqi ku në pjesën e poshtme të tij gjendet një zgjerim në formë të rezervuarit ku është vendosur merkuri (metal i lëngët). Pranë gypit të merkurit vendoset një shkallë me ndarje.
Përdorimi i termometrit
- Në amvisni;
- Parashikimin e motit;
- Matjen e temperaturës gjatë sëmundjes;
–Çfarë është nxehtësia dhe temperatura?
-Nxehtësia është energji. Ajo bartet prej një trupi në trupin tjetër për shkak të ndryshimit të temperaturave të atyre trupave. Njësia e nxehtësisë është Xhaul(J).
-Temperatura është një numër i cili na tregon se sa është një trup i nxehtë apo i ftohtë. Temperatura është e lidhur ngushtë me energjinë kinetike të grimcave të lëndës. Sa më e madhe të jetë shpejtësia e lëvizjes se grimcave aq më e lartë do të jetë temperatura. Njësia e temperaturës është grada celsius (°c) dhe kelvini (k). Lidhja ndërmjet njësive gradë celsius dhe kelvin është: k=°c+273
Çfarë ndodh kur nxehtësia hyn në trup?
-Trupit i ngritët temperatura;
-Lënda mund të ndërroj gjendjen, nga gjendje e ngurtë bëhet e lëngët;
-Trupit i nxirret energjia e brendshme.
Leave a Reply