Mbledhja e numrave
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja identifikon numrat;
- Nxënësi/ja dallon mbledhorin e parë dhe të dytë;
- Nxënësi/ja përdor drejtë shumën e fituar
- Nxënësi/ja përshkruan shumën e fituar;
- Nxënësi/ja kupton në mënyrë logjike grupimin e numrave.
Materiali i nevojshëm:
- Shkronjë;
- Fotografi ilustruse;
- Gërshërë.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkoni materialin e publikuar në platformë me emërtimin: mbledhja e numrave. |
Hapi 2 | Fillimisht në një fletë me ngjyrë vizatojmë shenjën +, – dhe =. Të gjitha këto shenja i prejmë sipas formës. |
Hapi 3 | Në fotografi të ndryshme sikurse ylberi, semafori etj, kërkojmë nga nxënësi/ja që të numërojë elementet përbërëse. P.sh. kërkojmë që të numërojë ngjyrat e ylberit, apo ngjyrat e semaforit etj. |
Hapi 4 | Sipas ilustrimeve në material, nga nxënësi/ja kërkojmë të identifikojë numrin e elementeve që i vendosim përpara (sipas mundësive, topa të vegjël, shkopinjtë me ngjyra, kokrra fasuleje, rruaza) etj. |
Hapi 5 | Kërkojmë nga nxënësi/ja që të numërojë mbledhorin e parë, ta mbledhë me mbledhorin e dytë dhe fund të vendos rezultatin përmes numrit apo duke përdorur materiale të ndryshme. |
Leave a Reply