Mësojmë shkronjën ” E ”
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja njeh shkronjën E;
- Nxënësi/ja modelon shkronjën E;
- Nxënësi/ja emërton gjësende me shkronjën E;
- Nxënësi/ja shkruan shkronjën E.
Materiali i nevojshëm :
- Fletë e bardhë me shkronjën E;
- Fotografi që fillojnë me shkronjën E;
- Oriz;
- Ngjitës;
- Fletë;
- Laps;
- Tempera apo ngjyra.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Bashkë me nxënësin/ën identifikojmë fjalë që fillojmë me shkronjën E, sikurse: Elefanti, Ena etj. Këtu mund të përdorim edhe fotografi ilustruese. |
Hapi 2 | Nga nxënësi kërkojmë që të shqiptojë disa herë shkronjën E si të vetme apo në kuadër të fjalëve të ndryshme. |
Hapi 3 | Udhëzojmë nxënësin/ën që të modelojë shkronjën E me oriz, sipas fotos ilustruese. Përmes ngjitësit e ngjisim orizin në formën e shkronjës E. |
Hapi 4
|
Udhëzojmë nxënësin/ën që të shkruajë në një fletë të bardhë disa rreshta me shkronjën E. Ky aktivitetet duhet të përsëritet shumë herë, derisa shkronja të përforcohet plotësisht. |
Hapi 5 | Nga nxënësi/ja kërkojmë që të ngjyrosë shkronjën E, sipas ilustrimeve në videon udhëzuese. |
Hapi 6 | Në një fletë të bardhë shkruajmë disa fjalë, në të cilat përfshihet shkronja E. Por në vend të shkronjën E, lëmë një hapësirë të zbrazët të cilët i kërkojmë nxënësit/ës që ta plotësojë, p.sh
__L__FANTI |
Leave a Reply