Shohim dhe komunikojmë

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja identifikon objektet sipas ngjyrës dhe formës nga ajo që sheh;
  • Nxënësi/ja emërton objektet dhe vetitë e tyre;
  • Nxënësi/ja emërton objektet dhe vetitë e tyre;
  • Nxënësi/ja përshkruan objektet  sipas ngjyrës dhe formës nga ajo që sheh;
  • Nxënësi/ja shpreh me fjale apo fjali të shkurtër.

Materialet e nevojshme:

  • Cilindra kartoni;
  • Lidhëse.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Me dy cilindra kartoni, letre kuzhine apo tualeti formoni dylbi si në fotografinë ilustruese.
Hapi 2 Më pas në vrimat anash vendoseni lidhëse këpucësh apo material tjetër të përshtatshëm për fëmijën.
Hapi 3 Përshkruaj fëmijës se për çka shërbejnë dylbitë dhe më pas modeloni  së bashku se si duhet të përdorën.
Hapi 4 Përzgjidheni bashkërisht vendin nga do të shikoni me dylbi. Filloni ju të shikoni dhe përshkruani pamjen p.sh. po shihet një banesë e kuqe, një shtëpi e bardhë etj. Më pas udhëzoni nxënësin/ën që të bëjë të njëjtën, dhe të përshkruaj pamjen që sheh.
Hapi 5 Vazhdimisht nxisni me pyetje nxitëse nxënësin/ën    të  tregoi se çfarë po sheh  p.sh. ” A po e sheh banesën e kuqe?”  apo “Çfarë banese po sheh, çfarë ka para shtëpisë së bardhë”.  Qëllimi është që nxënësi/ja  të emërtoi ose përshkruaj se çfarë po sheh varësisht nga aftësia e tij /saj në të shprehur.

Për nxënësit të cilët shprehen përmes fotografive, njëkohësisht mund të bëjmë foto nga dritarja, të objekteve që shihen dhe disa foto të tjera që nuk shihen. Më pas, përmes fotografive të na tregoi se çfarë ka parë. Mënyrën e punës e ndryshojmë varësisht nga aftësitë dhe shkathtësitë e fëmijës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content