Mësojmë konceptin e numrit

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja mëson numrat përmes elementeve;
  • Nxënësi/ja njeh numrat;
  • Nxënësi/ja emërton numrat.

Materialet e nevojshme:

  • Gota;
  • Pjata të vogla;
  • Lugë;
  • Fleta;
  • Lapsi.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Nëse nxënësi/ja tashmë dallon numrat, është koha të filloni  që ai/ajo të mësoi edhe konceptin e numrave. Filloni  nga numri  1-një për të vazhduar tutje edhe me numrat e  tjerë. Sipas asaj që shihni në lidhje me progresin e nxënit/ës keni parasysh që ai/ajo duhet të kuptoj edhe konceptin e numrit  0.
Hapi 2 Fillimisht uleni nxënësin/ën në karrigen e tavolinës së punë
Hapi 3 Vendosni para fëmijës enë të ndryshme, sikurse gota, pjata apo lugë.
Hapi 4 Para nxënësit, vendosni disa fleta të bardha dhe një laps. Më pas, vendosni në fletën e bardha aq elemente sa doni, që nxënësi/ja të gjejë numrin e tyre.
Hapi 5 Filloni duke vendosur vetëm një element (pjatë, gotë apo lugë) dhe kërkoni nga nxënësi/ja që ta numërojë, dhe ta shkruajë rezultatin në fletën e bardhë.
Hapi

6

Vazhdoni më pas duke vendosur më shumë elemente dhe kërkoni nga nxënësi/ja që t’i numërojë ato.
Hapi 7 Pasi të keni përfunduar rikthehuni edhe një herë të gjithave duke i numëruar  bashkërisht (këtu kemi dy gota, dy lugë , dy pjata etj)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content