Anëtarët e familjes

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja:  Njeh anëtarët e familjes;
  • Nxënësi/ja: Numëron me radhë anëtarët e familjes;
  • Nxënësi/ja: Identifikon me emër anëtarët e familjes;
  • Nxënësi/ja: Shkruan emrat e pjesëtarëve të familjes.

Materialet e nevojshme:

  • Fletore, laps, gomë, ngjyra dhe materiali i printuar.

 

Përshkimi i aktivitetit:

HAPI 1 Fillimisht bisedojmë me nxënësin/ën për anëtarët e ngushtë të familjes. E pyesim nxënësin se cilët janë anëtarët e ngushtë të familjes dhe diskutojmë rreth tyre.
HAPI 2 Kërkojmë nga nxënësi/ja: “Numëro anëtarët e familjes”
HAPI 3 Pastaj kërkojmë nga nxënësi: “Identifiko me emër anëtarët e familjes.”
HAPI 4 Kërkojmë nga nxënësi : “Shkruaj emrat e anëtarëve të familjes në materialin e përgatitur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content