Vendi ku banojmë
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja njeh hapësirat e banesës apo vendit ku jeton;
- Nxënësi/ja emërton hapësirat e banesës apo vendit ku jeton;
- Nxënësi/ja shkruan hapësirat e banesës apo vendit ku jeton.
Materialet e nevojshme:
- Lapsi dhe materiali i printuar.
Përshkrimi i aktivitetit:
HAPI 1 | Fillimisht pyesim nxënësin/ën :”Na trego për hapësirat e vendit ku banon”. Diskutojmë bashkë me nxënësin/ën për ato hapësira dhe fillojmë t’i identifikojmë me radhë. |
HAPI 2 | Ofrojmë tek nxënësi/ja materialin e përgatitur dhe kërkojmë nga ai :”Emërto hapësirat e banesës ose shtëpisë dhe trego karakteristikat e tyre”. |
HAPI 3 | Bazuar në fletën punese kërkojmë nga nxënësi/ja:
“Shkruaj hapësirat e banesës, shtëpisë me radhë”. |
Leave a Reply