Vargu i numrave 0-10
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja numëron nga 0-10;
- Nxënësi/ja rendit numrat prej 0-10;
- Nxënësi/ja njeh cili numër vjen PAS numrit paraprak;
- Nxënësi/ja lidh numrat përmes llastikut duke krijuar vargun e numrave prej 0-10.
Materialet e nevojshme:
- Një pllakë druri;
- Numrat nga goma EVA;
- Gozhda me ngjyra ;
- Llastikë.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi
1 |
Fillimisht marrim materialin e përgatitur me herët dhe ia prezantojmë nxënësit/ës. |
Hapi
2 |
Nga nxënësi/ja kërkojmë: “Numëro nga 0 deri 10”. |
Hapi 3 | E sqarojmë aktivitetin duke ia demonstruar paraprakisht. |
Hapi
4 |
Më pas udhëzojmë nxënësin/ën ” Lidh numrin zero(0) me numrin PAS tij (me numrin 1) duke vendosur llastikun mes numrit 0 dhe 1. |
Hapi
4 |
Përsërisim aktivitetin deri sa nxënësi/ja të lidh numrat njërin pas tjetrit duke krijuar vargun e numrave nga 0 deri 10. |
Leave a Reply