Rregullat në familje
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja liston së paku 6 rregulla familjare;
- Nxënësi/ja kupton rëndësinë e respektimit të rregullave familjare;
- Nxënësi/ja kupton se mos zbatimi i rregullave të familjes mund të ketë pasoja.
Materialet e nevojshme
- Libri,
- Fleta
- Ngjitësi
- Gërshërët
- Opsionale: Pajisje Elektronike (telefon) për të shfletuar online fotografi që ilustrojnë rregullat familjare.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht e pyesim nxënësin/ën “A kemi ne rregulla në familje ?” dhe nëse “Po” cilat janë ato rregulla ? |
Hapi
2 |
Bashkë me nxënësin/ën, fillojmë të listojmë rregullat kryesore në familje sikurse: 1) Kur dikush flet, të tjerët dëgjojnë; Ne e themi gjithmonë vetëm të vërtetën; Ne e mbajmë shtëpinë të pastër; Çdo kush mirëmban gjërat e veta personale; Ne mbajmë higjienën personale; Ne kërkojmë falje kur gabojmë; Ne kërkojmë ndihmë kur kemi nevojë; Ne themi faleminderit kur dikush na ndihmon; Ne i flasim njëri tjetrit me dashuri; Ne e respektojmë njëri tjetrin. |
Hapi 3 | Më pas, bisedojmë me nxënësin/ën në lidhje me rëndësinë e zbatimit të rregullave. Përmendim situata hipotetike se çfarë do të ndodhte nëse rregullat familjare nuk do të ekzistonin, si në shembullin në vijim: “Çfarë do të ndodhte nëse ne të gjithë do të flisnim në të njëjtën kohë?” dhe e udhëzojmë fëmijën drejt përgjigjes “Askush nuk do të kuptonte asgjë” apo “Çfarë do të ndodhte nëse ne nuk do të mirëmbanin gjërat personale ?” dhe e drejtojmë fëmijën drejt përgjigjes “Shtëpia do të ishte shumë rrëmujë dhe e papastër” apo “Dikush nga anëtarët e familjes do të ngarkohej edhe me përgjegjësitë tona”. |
Hapi
4 |
Më pas flasim pak edhe për aspektin emocional se si do të ndiheshim ne nëse rregullat familjare nuk do të zbatoheshin. E drejtojmë nxënësin/ën drejtë përgjigjeve sikurse: “Ne do të ndiheshim të pa rëndësishëm, kur askush nuk ka dëgjon”, “Ne nuk do të besonim më në njeri tjetrin, nëse do të dinim që nuk e themi vetëm të vërtetën” etj. |
Hapi 5 | Rregullat familjare mundohemi t’i ilustrojmë përmes fotografive të ndryshme, duke shfletuar në Google përmes përdorimit të ndonjë pajisje elektronike. |
Hapi 6 | Më pas i kërkojmë nxënësit/ës që të vizatojë apo shkruaj së paku 6 rregulla familjare. Vizatimet i vendosim në një vend të dukshëm në shtëpi, |
Hapi 7 | Më pas i kërkojmë nxënësin/ës që t’i prezantojë rregullat para anëtarëve të tjerë të familjes dhe tu shpjegoj atyre se perse është e rëndësishme që të gjithë t’i zbatojmë ato. |
Leave a Reply