Mësojmë shkronjën -Y

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja mëson shkronjën “Y”;
  • Nxënësi/ja shqipton drejtë tingullin “Y”;
  • Nxënësi/ja modelon shkronjën “Y”;
  • Nxënësi/ja shkruan shkronjën “Y”;
  • Nxënësi/ja zhvillon motoriken fine.

Materialet e nevojshme:

  • Qirinj;
  • Pipëza;
  • Kubëza;
  • Laps;
  • Lëpirëse;
  • Fletë;
  • Ngjyra.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht ju duhet të shkarkoni materialin të cilin mund ta gjeni në linkun me emërtimin “Mësojmë shkronjën Y”.
Hapi 2 Fillimisht për të ushtruar muskulaturën e gojës, mund të kërkoni nga fëmija të bëjë ushtrime të ndryshme sikurse: të fryjë qirinjtë, ose të fryjë copëza letrash me pipëza etj.
Hapi 3 Ndërsa për të ushtruar motoriken fine, ju mund të udhëzoni nxënësin/ën që të luaj me kubëza të vegjël.
Hapi

4

Bazuar në materialin e shkarkuar, fillimisht demonstroni para nxënësit shkronjën Y. Këtë mund ta bëni duke e shkruar dhe artikuluar këtë shkronjë. Më pas mund të shqiptoni fjalë të ndryshme që fillojnë me shkronjën Y sikurse Ylberi, Ylli etj. Kërkoni nga nxënësi/ja që të bëjë të njëjtën.
Hapi 5 Më pas, bazuar në materialin e shkarkuar, shkruani fjalë që përmbajnë shkronjën Y dhe kërkoni nga nxënësi/ja që ta rrumbullakoj shkronjën Y, për ta dalluar apo identifikuar atë në mes të shkronjave të tjera.
Hapi

6

Bazuar në material, kërkoni nga nxënësi/ja që të lidhë fjalët ku përfshihet shkronja Y me figurat përkatëse.
Hapi

7

Vazhdoni me udhëzimet ne material, duke udhëzuar nxënësin/ën që të modelojë shkronjën Y dhe të shkruaj fjalë ku përfshihet shkronja Y.
Hapi 8 Udhëzoni nxënësin/ën që të vizatojë Ylberin dhe të ngjyrosë vijat e tij duke qëndruar brenda  konturave, sipas udhëzimeve në materialin e shkarkuar.
Hapi 9 Bazuar në materialin e shkarkuar, udhëzojeni nxënësin/ën për detyrat e shtëpisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content