Struktura e atomit dhe bërthama e tij – Fizikë
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja dallon pjesët e atomit dhe strukturën e tij;
- Nxënësi/ja tregon veçoritë themelore të ndërtimit të atomit;
- Nxënësi/ja shpjegon veç e veç pjesët e atomit.
Materiali i nevojshëm:
- Libri;
- Materiale të ndryshme nga interneti.
Përshkrimi i njësisë mësimore:
Pjesët kryesore të atomit janë: bërthama dhe mbështjellësi elektronik. Bërthama e atomit përbëhet nga protonet dhe neutronet të cilat me një emër të përbashkët quhen Nukleone. Bërthama e atomit është e ngarkuar me elektricitet pozitiv. Numri i protoneve dhe i neutroneve në bërthamën atomike ndryshon. Secili atom përmban aq protone sa e ka numrin rendor Z në sistemin periodik të elementeve. Masa e elektronit në raport me masën e protonit është mp=1836 me. Numri i protoneve dhe i neutroneve në bërthamë shënohet me A dhe quhet numër i masës së atomit. Nga numri i masës A dhe numrit atomik Z mund të njehsojmë:
- Numrin e neutroneve në bërthamë sipas shprehjes: N =A Z prej nga numri i masës në bërthamë është: A = N + Z
- Bërthama atomike shënohet me simbolin ZXAku me X është shënuar simboli i elementit kimik.
- Shembull:
- Bërthama e aluminit e ka numrin e masës A = 27, kurse numrin atomik Z = 13, prandaj shënohet në formën 13Al27.Numri i neutroneve në bërthamë të aluminit është N = A – Z = 14.
- Bërthamat atomike që kanë numër të njëjtë protonesh dhe numër të ndryshëm neutronesh quhen
- Bërthamat atomike që kanë numër të njëjtë neutronesh dhe numër të ndryshëm të protoneve quhen
- Bërthamat atomike që kanë numër të njëjtë A të masës dhe numër të ndryshëm Z protonesh quhen izobare.
Leave a Reply