Punojmë verën dhe pushimet verore

Rezultet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja duke përdorur gërshërët, fletat me ngjyra dhe ngjitësin, ilustron pamjen e verës;
  • Nxënësi/ja zhvillon kreativitetin dhe ushtron finomotoriken.

Materiali i nevojshëm:

  • Letra me ngjyrë;
  • Gërshërët;
  • Ngjitësi;
  • Markeri

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht e pyesim nxënësin/ën se: “Si i kalojmë ne pushimet verore?” apo “Ku shkojnë zakonisht njerëzit gjatë pushimeve verore për tu relaksuar”. E drejtojmë nxënësin drejt përgjigjeve sikurse: “ Në bregdet” apo “Në Plazh”.
Hapi

2

I shpjegojmë nxënësit/ës që duke përdorur letrat me ngjyra, gërshërët dhe ngjitësin do të punojmë pamjen e pushimeve verore.
Hapi 3 Fillojmë duke prerë letrën e kaltër të hapur për të ilustruar qiellin. E presim letrën e kaltër të mbyllur për të ilustruar detin dhe në fund e presim edhe letrën e kafe të hapur për të ilustruar rerën. Të tre këto letra i vendosim paralel për të krijuar bazën e pamjes së pushimeve verore, sikurse në videon ilustruese.
Hapi

4

Më pas,  për të ilustruar qadrën, marrim një fletë me ngjyrë dhe e palosim në formë të qadres. Të njëjtën e vendosim në bazën e pamjes duke e përdorur ngjitësin. Me laps vizatojmë shtizën e qadrës.
Hapi 5 Më pas marrim një fletë tjetër me ngjyrë të bardhë dhe të kuqë,  e prejmë në formë të peshqirit, dhe me ndihmën e ngjitësit e vendosim pranë qadrës.
Hapi 6 Më pas formojmë retë, duke përdorur fletën e bardhë. Renë e formësuar e vendosim me ndihmën e ngjitësit në pjesën e lartë të punimit, përkatësisht tek zona e qiellit.
Hapi 7 Për të modeluar diellin, presim letrën e verdhë në formë rrethore dhe vizatojmë në brendi të saj, një fytyrë të qeshur. Pjesët e skajshme të rrethit i prejmë në vija të ngushta në drejtim të brendisë, për të krijuar kështu pamjen e diellit. Të njëjtën e vendosim tek zona e qiellit në punim.
Hapi 8 Kështu kemi finalizuar pamjen nga pushimet në bregdet, dhe së bashku me nxënësin  i përshkruajmë elementet e pamjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content