Forma të ndryshme me plastelinë F-28
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja krijon forma të ndryshme nga plastelina;
- Nxënësi/ja ushtron fino motoriken dhe muskujt e vegjël të gishtërinjve;
- Nxënësi/ ja zhvillon imagjinatën.
Materiali i nevojshëm:
- Plastelinë;
- Vegla të vogla plastike për të formësuar plastelinën;
- Fotografi të figurave që duam të formojmë.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Në tavolinë vendosim mjetet e punës. |
Hapi
2 |
E afrojmë nxënësin/ën afër tavolinës së punë. |
Hapi 3 | Para nxënësit/ës prezantojmë fotografitë e figurave që duam të formojmë përmes plastelinës. |
Hapi
4 |
Fillimisht kërkojmë nga nxënësi/ja që të marrë plastelinën në duar dhe të ndjejë karakteristikat e saj, sikurse butësia, elasticiteti etj. |
Hapi 5 | Më pas, prezantojmë para nxënësit/ës fotografinë e krimbit të formësuar me plastelinë dhe i shpjegojmë se bashkërisht do të mundohemi të formojmë të njëjtën figurë. |
Hapi 6 | Kërkojmë nga nxënësi/ja që të marrë copëza të vogla plasteline dhe të formojë topa të vegjël të rrumbullakët, për të krijuar pjesët e figurës së krimbit. |
Hapi 7 | Më pas kërkojmë nga nxënësi që të bashkojë topat e vegjël në vijë të drejtë për të formësuar krimbin. Në këtë proces japim ndihmën që e vlerësojmë se nxënësi/ja e ka të nevojshme. |
Hapi 8 | Pasi nxënësi/ja të zotërojë formësimin e krimbit, i prezantojmë figurën e diellit. |
Hapi 9 | Nxënësin e udhëzojmë të formojë me ngjyrë të verdhë një top të vogël të rrumbullakët. Gjithashtu i kërkojmë që të formojë shkopinjtë të hollë dhe të shkurtër të cilët duken si rrezet e diellit. |
Hapi 10 | Nga nxënësi/ja kërkojmë që të bashkojë topin e rrumbullakët të plastelinës me shkopinjtë në formë të rrezeve të diellit, të cilët duhet t’i vendos përreth tij. |
Hapi 11 | Në të njëjtën mënyrë vazhdojmë edhe me forma dhe figura të tjera. |
Leave a Reply