Perceptimi i drejtë i objekteve
Rezultatet e të nxënit
- Nxënësi/ja emërton objektet e vizatuara;
- Nxënësi/ja lidhë objektin me formën përkatëse.
Materialet e nevojshme:
- Video e publikuar në platformë;
- Hamer i bardhë;
- Laps;
- Gërshërë;
- Forma të tjera.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht konsultojeni videon që është publikuar në platformë, ku aktiviteti është zbërthyer në hapa të vegjël. Prindërit/mësimdhënësit rekomandohen që t’i realizojnë me fëmijën hapat një nga një duke filluar nga i pari. Gjatë realizimit të hapave të kësaj aftësie rekomandohen që fëmijës t’i jepet ndihmë varësisht nga vlerësimi paraprak. |
Hapi
2 |
Sikurse në hapat e përshkruar në video, fillimisht në hamerin e bardhë vendosni objekte të ndryshme sikurse: gërshërët, luga, goma etj. dhe kopjoj me laps ato. |
Hapi 3 | Më pas largoni nga hameri objektet e kopjuara. |
Hapi
4 |
Kërkoni nga nxënësi/ja që të vendos mbi formën përkatëse objektet specifike të vizatuara në hamer. Në këtë mënyrë nxënësi/ja do të ushtrojë të lidhë objektin me formën përkatëse. |
Leave a Reply