Numri i emrave

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja dallon numrin e emrave në shumës në njëjës;
  • Kthen emrat nga numri njëjës në shumës dhe nga shumësi në njëjës.

Materiali i nevojshëm:

  • Materiali i publikuar;
  • Laps;
  • Vizore.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht konsultojeni materialin që është publikuar në platformë. Tabelën në material mund të printoni apo ta vizatoni me laps dhe vizore.
Hapi

2

Udhëzojeni nxënësin/ën që të lexojë emrat në kolona të tabelës dhe të tregojë se në cilin numër ai është emër.
Hapi 3 Pasi nxënësi të tregojë numrin e emrit udhëzohet që të kthejë emrin nga numri njëjës në shumës apo nga numri shumës në njëjës, (varësisht na kërkesa e detyrës) dhe ta shkruajë në kolonën e paraparë duke e lexuar njëkohësisht.
Hapi

4

Udhëzojeni nxënësin/ën që të vazhdojë me plotësimin e tabelës në të gjitha kolonët e saj. Ofroni ndihmën që i duhet, sidomos në fillim, duke synuar që ta tërhiqni atë gradualisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content