Ruajtja e mjedisit

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja mëson se ruajtja e mjedisit është shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut;
  • Nxënësi/ ja identifikon ndotësit e mjedisit;
  • Nxënësi/ja përshkruan masat që duhet të marrim për të ruajtur mjedisin;
  • Nxënësi/ja kupton rëndësinë e mjedisit të pastër.

Materiali i nevojshëm:

  • Fotografi ilustruese të mjediseve të pastra dhe të pa pastra.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht pyesin nxënësin/ën se cilat janë rregullat që ne duhet të ju përmbahemi për të mbajtur një mjedis të pastër ?
Hapi

2

Bashkë me nxënësin, listojmë disa rregulla kryesore sikurse: Mbeturinat duhet t’i hedhim vetëm në shportën e mbeturinave dhe jo në ambiente të tjera sikurse në lum, në plazh apo rrugë; Mbeturinat nuk duhet t’i djegim; Pyjet nuk duhet t’i presim; Ne duhet të kursejmë ujin dhe energjinë elektrike; Duhet të mbjellim kopshte dhe të rrisim gjelbërimin.
Hapi 3 Më pas pyesim nxënësin se pse është e rëndësishme që ne ta ruajmë mjedisin. E drejtojmë nxënësin drejtë përgjigjes se mjedisi i gjelbëruar dhe i pastër është më i shëndetshëm për organizmin tonë.
Hapi

4

Nxënësit i shpjegojmë se duke e ruajtur ambientin, ne ruajmë diversitetin e botës bimore dhe shtazore të cilat janë shumë të rëndësishme për jetën e njeriut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content