Punojmë trenin
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja mëson të vizatojë;
- Nxënësi/ja përdorë gërshërët;
- Nxënësi/ja përdorë ngjitësin;
- Nxënësi/ja mëson të ngjyrosë;
- Nxënësi/ja njeh format;
- Nxënësi/ja njeh ngjyrat,
Materiali i nevojshëm:
- Letrat me ngjyrë;
- Letër e bardhë A – 4;
- Gërshërët;
- Ngjitësi;
- Ngjyrat;
- Kapakët;
- Marker.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht vendosim materialin e nevojshëm në tavolinë dhe shpjegojmë nxënësit/ës se do të punojmë trenin. |
Hapi 2 | Para se të fillojmë të punojmë trenin, i shpjegojmë nxënësit/ës se si funksionon treni, përse përdoret dhe si lëviz treni. |
Hapi
3 |
Sipas udhëzimeve në videon ilustruese, marrim letrën e bardhë A4 dhe në të vizatojmë me marker hekurudhën. |
Hapi 4 | Më pas, letrat me ngjyrë në formë katrori i ngjisim mbi hekurudhë njëra pas tjetrës dhe gjysmërrethin nga letra e ngjisim në pjesën e përparme të trenit, sikurse në videon ilustruese. |
Hapi
5 |
Vizatojmë dritat, dritaret e trenit dhe i lidhim vagonët me vija. |
Hapi 6 | Në fund, kapakët i vendosim në formë të rrotave të trenit për të formësuar trenin. |
Leave a Reply