Mbledhja e numrave deri në 10
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja kupton konceptin e numrave deri në 10;
- Nxënësi/ja lexon i pavarur numrat deri në 10 në Braille;
- Nxënësi/ja kupton mbledhjen e numrave deri në 10;
- Nxënësi/ja mbledhë numrat e dhënë pa ndihmë.
Materialet e nevojshme:
- Numrat e punuara nga kartoni;
- Marker;
- Kapak të shisheve me ngjyra te ndryshme;
- Shkopinj nga akulloret;
- Numëratore dhe materiale tjera ricikluese.
Përshkrimi i njësisë/ aktivitetit:
Hapi 1 | Së pari, formojmë numrin 10 nga kartoni. |
Hapi 2 | Të gjitha materialet e tjera i vendosim në tavolinë. |
Hapi 3 | I shpjegojmë nxënësit/ës konceptin e numrave duke filluar nga 1- 10, duke e marrë numrin 10 që e kemi formuar nga kartoni. |
Hapi
4 |
Pasi nxënësi/ja të ketë kapur në dorë numrin 10 nga kartoni, ja ofrojmë 10 kapak apo pulla, që nxënësi/ja të kuptojë konceptin e numrit 10. |
Hapi 5 | Më pas bëjmë kombinime të numrave përmes pullave apo kapakëve për të formuar numrin 10. |
Hapi 6 | Ushtrojmë gjetjen e rezultatit me anë të konkretizimit përmes pullave apo kapakëve.
5+5= 7+3= 4+6= 3+7= 6+4= 0+10= 8+2= 2+8= 2+5= 9+1= 1+9= 10+0= |
Leave a Reply