Numrat 1 deri 20

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja njeh numrat 1 deri 20;
  • Nxënësi/ja lexon numrat;
  • Nxënësi/ja rritë koncentrimin.

Materiali i nevojshëm:

  • Fletë me ngjyrë;
  • Enë nga plastika;
  • Miell misri;
  • Brushë për ngjyrosje.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht marrim një letër A4 në të shkruajmë numrat nga 1 deri ne 20 në mënyrë të çrregullt.
Hapi 2 Këtë fletë e vendosim në fundin e enës nga plastika dhe në të hedhim miell misri që të mbulohet e gjitha sipërfaqja.
Hapi 3 Udhëzojmë nxënësin/ën që me anë të brushës të zbulojë numrat dhe t’i lexojnë ata deri sa t’i zbulojnë të gjithë.
Hapi

4

Këtë aktivitet mund të përsërisim disa herë apo edhe ta përdorim për tema dhe lëndë të tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content