Zanoret
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja identifikon zanoret;
- Nxënësi/ja gjen numrin e zanorëve në fjalë;
- Nxënësi/ja dallon zanorët nga bashkëtingëlloret.
Materiali i nevojshëm:
- Materiali i publikuar në link me emërtimin “Zanoret”:
- Lapsi.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkoni nga platforma materialin me emërtimin: Zanoret.
Nëse keni mundësi mund ta printoni, apo përmbajtjen e materialit mund të përshkruani në një fletë të bardhë. |
Hapi 2 | Sipas udhëzimeve në material, udhëzoni nxënësin/ën që të lexojë fjalët në aktivitetin e parë dhe për secilën fjalë të identifikojë numrin e zanorëve që gjenden në fjalë. |
Hapi 3 | Numrin e zanorëve duhet të shkruajë në hapësirën e dhënë, poshtë çdo fjale. |
Hapi
4 |
Në aktivitetin e dytë ju kërkoj nga nxënësi/ja që të identifikojë dhe qarkojë 7 zanoret nga një listë prej disa shkronjash të ndryshme. |
Leave a Reply