Fustan për kukullën (Grupmosha 5-6 vjeç)
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja dallon materialet sipas llojit (Pambuk, lëkurë, copë, tekstil);
- Nxënësi/ja krijon veshje duke përdorur materiale;
- Nxënësi/ja dallon veshjet (Bluzë, fustan, fund);
- Nxënësi/ja identifikon mjetet e punës (Gërshërë, penjë, gjilpërë);
- Nxënësi/ja përdor motoriken fine.
Materialet e nevojshme:
- Kukulla;
- Copa të ndryshme pambuku;
- Gërshërë;
- Metër;
- Markera.
Përshkrimi i aktivitetit.
Hapi 1 | Fillimisht vendosim të gjitha mjetet e punës në tavolinë. |
Hapi 2 | Nga fëmija kërkojmë që në mesin e copëzave apo materialeve të ndryshme të përzgjedhë copën e preferuar, prej të cilës do të krijojmë veshjen për kukullën. Për secilën copë, diskutojmë rreth karakteristikave të tyre, sikurse e hollë, e plotë, elastike etj. |
Hapi 3 | Pasi që fëmija të ketë zgjedhur materialin apo copën e preferuar, i shpjegojmë se me këtë copë ne do të qepim një fustan për kukullën. |
Hapi 4 | Bashkë me fëmijën dhe me ndihmën e markerit, vizatojmë në pjesën e brendshme të materialit formën e fustanit që duam të prejmë. Pasi të kemi vizatuar formën e prejmë përmes gërshërëve. |
Hapi 5 | Duke e angazhuar fëmijën në proces, e qepim fustanin përmes perit dhe gjilpërës. |
Hapi 6 | Pasi të kemi qepur disa fustane, i ndihmojmë fëmijës që të vësh kukulla të ndryshme me fustanet e prerë. |
Leave a Reply