Loja me rrathë (Grupmosha 5-6 vjeç)

Rezultatet e të nxënit:       

 

  • Kryen ushtrime themelore në terren;
  • Kërcim dhe zvarritje në distanca të ndryshme;
  • Demonstron shkathtësive të lëvizjeve duke u futur në rrathë;
  • Respekton rregullat gjatë lojës;
  • Kërcen duke thënë dalluar ngjyrën e rrathëve.

Materialet e nevojshme: Rrathë plastike me ngjyra

 

Përshkrimi i aktivitetit:

Fëmijëve së pari i tregohet loja dhe rregullat e saj. Aktiviteti realizohet në ambient të hapur të kopshtit, në këndin e lojërave të edukimit fizik ku secili fëmijë vendosë rrathët në tokë dhe krijohet një rreth i madh. Secili fëmijë kërcen në mes të rrathëve dhe kështu vazhdojnë me radhë të gjithë fëmijët. Pastaj fëmijët renditen duke mbajtur distancën mes vete dhe duke i mbajtur rrathët dhe secili fëmijë hyn brenda rrathëve kurse fëmijët tjerë thonë emrin e tij/saj. Loja mbaron kur secili fëmijë arrin të hyjë brenda rrathëve. Me këtë aktivitet fëmijët shfaqin emocione përmes lojës në grupe, bashkëveprim me edukatoret dhe shokët e shoqet.

 

…………………………………………………………..

◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content