Pjesët e trupit

 

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja emërton format gjeometrike;
  • Nxënësi/ja identifikon pjesët e trupit përmes formave gjeometrike.

Materiali i nevojshëm:

  • Fleta me ngjyra;
  • Lapsin;
  • Gërshërët;
  • Vizoren;
  • Trekëndësh.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Së bashku me nxënësit/ës merrni fletët me ngjyra, lapsin, gërshërët, vizoren (nëse keni trekëndësh me forma në shtëpi ju ndihmon edhe për të formuar format) dhe vendosni në tavolinë.
Hapi

2

Së bashku me nxënësin/ën vizato format gjeometrike në fleta me ngjyra të ndryshme duke u bazuar në foton e publikuar në platformë.
Hapi 3 Pasi të keni vizatuar format gjeometrike, preni me gërshërë ato forma.
Hapi 4

 

Më pas, rëndit format sipas shembullit të dhënë në fotografinë e publikuar, duke formuar pamjen e njeriut.
Hapi 5

 

Pasi të keni formuar figurën, kërkoni nga nxënësi/ja të emërtojë format gjeometrike dhe pjesët e trupit.

Shpjegim shtesë:

Ky aktivitet është zbërthyer në hapa të vegjël. Prindërit/mësimdhënësit rekomandohen që t’i realizojnë me fëmijën hapat një nga një duke filluar nga i pari. Gjatë realizimit të hapave të kësaj aftësie rekomandohen që fëmijës t’i jepet ndihmë varësisht nga vlerësimi paraprak.

Janë tri nivele të ndihmës: SHF=Shtytje fizike, SHV= Shtytje verbale, HP = Hapat e pavarur.  (Ju lutem shikoni videon e realizuar  te materialet shtesë “Ndihma Fizike dhe Verbale në procesin e përvetësimit të aftësive të reja te nxënësit me nevoja të veçanta“).

Jepuni fëmijëve mjaft kohë që ta ushtrojnë detyrën e re. Rregullisht ushtroni. Mund të themi se fëmija e ka përvetësuar një aftësi nëse ka sukses 60-80% në detyrën e caktuar, që është performancë mesatare dhe tendenca duhet të shkojë që fëmija të arrijë në performancë  të shkëlqyer 100%.

Gjithherë tentoni ta mësoni në ambientin në të cilin doni që shkathtësia e mësuar të aplikohet, nëse nuk jeni në ato ambiente atëherë simuloni ato. Vazhdimisht vërtetoni se jeni duke tërhequr vëmendjen e fëmijës. Zvogëloni pengesat e jashtme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content