Ngjyrat themelore
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja identifikon ngjyrat ( e kuqe, e verdhë, e gjelbër);
- Nxënësi/ja lidhë figurën me formën përkatëse.
Materialet e nevojshme:
- Fletë e bardhë;
- Lapsa me ngjyra;
- Lego me ngjyra.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht merrni fletën e bardhë, lapsat me ngjyra dhe legot me ngjyra të ndryshme dhe vendosni në tavolinë. Ky aktivitet do t’i ndihmojë fëmijët që të mësojnë me lehtë ngjyrat duke përdorur objektet e dashura për ta sikurse legot. |
Hapi 2 | Më pas vendosni disa lego në fletën e bardhë, dhe duke ja përshtatur ngjyrës së legos, rrethojeni me lapsin me të njëjtën ngjyrë. |
Hapi 3 | Më pas largoni legot nga fleta e bardhë, dhe aty do të shfaqen vetëm format e legove të vizatuara me ngjyra të ndryshme. |
Hapi
4 |
Kërkoni më pas nga nxënësi/ja që të vendos legot nëpër vendet e tyre në fletë, duke përshtatur formën dhe ngjyrën. Pas secilës lego te vendosur kërkoni nga nxënësi të thotë ngjyrën e legos, për tu siguruar që ka përvetësuar këtë njohuri. |
Leave a Reply