KRYEFJALA DHE KALLËZUESI
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja komunikon përmes gjuhës së shenjave;
- Nxënësi/ja jep mendim kritik dhe produktiv;
- Nxënësi/ja mëson kryefjalën, kallëzuesin dhe të interpretojnë përmes gjuhës së shenjave;
- Nxënësi/ja shkruan fjali me gjymtyrët kryesore (kryefjalën dhe kallëzuesin)
Materiali i nevojshëm:
- Prezantimi në Power Point i publikuar në platformë;
- Fletë;
- Lapsi.
Këtu mund ta shkarkoni materialin: Kryefjala dhe kallezuesi
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht bashkëbisedojmë me nxënësin/ën në përgjithësi për gjymtyrët kryesore të fjalisë për të kuptuar njohuritë fillestare. |
Hapi 2 | Pastaj gradualisht e njoftojmë nxënësin se do të mësojmë për gjymtyrët kryesore të fjalisë, duke përdorur gjuhen e shenjave. |
Hapi 3 | Shkarkojmë prezantimin në Power Point dhe të njëjtin e prezantojmë para nxënësit/ës në gjuhën e shenjave. |
Hapi
4 |
Shpjegojmë nxënësit se :
· Kryefjala dhe kallëzuesi janë gjymtyrë kryesore të fjalisë. · Kryefjala gjendet me pyetjet: cili, cila, cilët dhe kush ? · Ajo qëndron para foljes . · Kallëzuesi tregon një veprim apo gjendje të kryefjalës. · Ai gjendet me pyetjet : ç’ bën, ç ‘është ? · Përshtatet me numër dhe vetë. · Llojet e kallëzuesit janë: kallëzuesi i thjeshtë , i përbërë dhe emëror.
|
Hapi 5 | Nxënësin/ën e njoftojmë edhe me pjesën e fundit të material të publikuar në Power Point. |
Leave a Reply