Komunikimi mes nesh
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja kupton se çfarë do të thotë komunikim;
- Nxënësi/ja shpjegon se pse është e rëndësishme që të komunikojmë;
- Nxënësi/ja dallon e çfarë lloje te komunikimeve kemi;
- Nxënësi/ja mëson si është bërë komunikimi në të kaluarën dhe si bëhet në ditët e sotme.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i publikuar me emërtimin “Komunikimi mes nesh”
- Libri;
- Fotografi të ndryshme;
- Fleta e bardhë;
- Lapsi;
- Ngjyra druri.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar në platformë me emërtimin “Komunikimi mes nesh”. |
Hapi 2 | Nxënësit i shpjegojmë se me komunikim kuptojmë marrjen apo dhënien e informatave në mënyra të ndryshme. Komunikimi na mundëson që të jemi më pranë njëri tjetrit duke marrë njohuri për atë se çfarë ndodhë në jetën tonë të përditshme. |
Hapi 3 | Duke përdorur fotografitë në material, shpjegojmë se informatat në të kaluarën janë marrë nga zogjtë lajmëtar, këmbësorët dhe tellalli, ndërsa në ditët e sotme, me zhvillimin e teknologjisë informatat merren apo jepen me anë të telefonit, kompjuterit, IPad, internetit etj. |
Hapi
4 |
Në aktivitetin e parë të materialit të publikuar, kërkojmë nga nxënësi që të lidh me shigjetë fotot me emërtimin e duhur të formave të komunikimit. |
Hapi 5 | Ndërsa në aktivitetin e dytë, kërkojmë nga nxënësi/ja që të vizatojë format e komunikimit që përdorim në ditët e sotme. |
Leave a Reply