Punimi i tingullit dhe i shkronjës R, Rr

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja arrin njohë dhe të shkruajë saktë shkronjat R, Rr dhe të shqiptoj me anë të gjuhës së shenjave;
  • Nxënësi/ja arrin të shkruajë fjalë që përmbajnë shkronjat R, Rr;
  • Nxënësi/ja arrin të dalloj dhe të nënvizoj shkronjat R, Rr në fillim, në mes dhe në fund të fjalës;
  • Nxënësi/ja arrin të pasurojë fjalorin me fjalë që përbëjnë shkronjën R, Rr.

Mjetet e nevojshme: 

  • Abetare figura objektesh;
  • Pemë;
  • Natyrë;
  • Youtube;
  • Emra.

 

 

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht nxënësit/ës i demonstrojmë dhe mësojmë shkronjën R dhe Rr me anë të gjuhës së shenjave.
Hapi 2 Më pas para nxënësit/ës paraqesim objekte që fillojnë ose përmbajnë shkronjën R apo Rr, të tilla sikurse ORA, RRUSHI, ROSA etj
Hapi 3 Bashkë me nxënësin/ën identifikojmë fjalë që fillojmë me shkronjën R apo Rr
Hapi 4 Nga nxënësi kërkojmë që të shqiptojë në gjuhën e shenjave disa herë shkronjën R apo Rr si të vetme apo në kuadër të fjalëve të ndryshme.
Hapi 5 Udhëzojmë nxënësin/ën që të shkruajë në një fletë të bardhë disa rreshta me shkronjën R dhe Rr. Ky aktivitetet duhet të përsëritet shumë herë, derisa shkronja të përforcohet plotësisht.
Hapi 6

 

Nga nxënësi/ja kërkojmë që të ngjyrosë shkronjën R dhe Rr, sipas ilustrimeve në fotografi.
Hapi 7 Në një fletë të bardhë shkruajmë disa fjalë, në të cilat përfshihet shkronja R dhe Rr. Por në vend të këtyre shkronjave, lëmë një hapësirë të zbrazët të cilët i kërkojmë nxënësit/ës që ta plotësojë, p.sh. Ç A D _ A,  SH P O __ T A etj.

◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content